“Ende nuk e besoj që ia dola mbanë të fitoja garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit”, ka thënë sot, 24 orë pas garës, piloti australian Daniel Ricciardo. Piloti i Red Bull e nisi garën nga vendi i 10-të, por të papriturat e shumta që ndodhën në pistën e Baku bënë që ai të fitojë, suksesi i parë sezonal për të, i pesti në karrierë. “Ishte një garë e çmendur. E dinim që podiumi ishte një mundësi pas nisjes së garë, por kedhe probleme. Bëmë një ndalesë tepër dhe zbrita në vendin e 17-të. Nuk do të kisha vënë bast anjë euro se do ta fitoja garën”, u shpreh sot Daniel Ricciardo.
“Ne prisnim që vjet të kishim një garë të çmendur në Baku dhe jo këtë vit. Përfituam maksimalisht nga situatat e krijuara dhe i shfrytëzuam ato, duke marrë një fitore të rëndësishme. Pas problemeve që pata të shtunën, shpresoja që në garë të mos përfshihesha në asnjë incident dhe u tregova i kujdesshëm. Është fantastike ta mbyllësh këtë garë me fitore, nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që ndodhi në pistë”, deklaroi më tej pilot ii Red Bull, ndërsa shoku i tij i skuadrës Max Verstappen u detyrua të tërhiqej shumë shpejt pas një kontakti në pistë.