Me shumë mundësi aventura e Frank Ribery te Fiorentina është shumë pranë përfundimit. Mesfushori 37-vjeçar dhe drejtuesit e klubit vjollcë duket se kanë arritur një marrëveshje për të mos e vazhduar më rrugës së bashku me francezin, i cili ka vendosur të largohet me përfundimin e kontratës së tij.
Në fund të sezonit Ribery nuk do të rinovojë kontratën me klubin toskan duke u larguar drejt Mynihut ku e pret familja e tij.