Franck Ribery ishte shumë pranë tërheqjes nga futbolli ndërsa tani francezi është në mes të një morie ofertash nga klube shumë të rëndësishme. Sulmuesi francez fillimisht mendoi të emigronte në Katar ose Arabinë Saudite por tani janë Schalke, Werder Bremen dhe Fiorentina që duan shërbimet e 36-vjeçarit. Në veçanti klubi vjollcë është gati t’i japë një rol të rëndësishëm në fushë ish yllit ë Bayern Munchen që tashmë është gati të vendosë nëse do të luajë ende në Bundesliga apo të zbarkojë në Serinë A.