Franck Ribery dëshiron të mbetet te skuadra e Fiorentinës edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë e ka pranuar vet futbollisti francez, i cili ka zbuluar se tashmë ka nisur negociatat me klubin italian për rinovimin e kontratës.
Ribery ka kontratë me Fiorentinën deri në fund të këtij muaji kurse mediumet italiane kanë raportuar se atij i është ofruar të mbetet në klub deri në vitin 2023.
“Synimi im është të jem pjesë e Fiorentinës edhe sezonini tjetër, pasi jam i bindur se mund ta ndihmoj shumë ekipin”, ka thënë Ribery.
8-vjeçari është pjesë e Fiorentinës prej vitit 2019 dhe ka pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh. Ai ka realizuar dy gola dhe ka bërë shtatë asistime në 29 paraqitje në Serie A edicionin e fundit.