Qeveria për sot njoftoi seancë të jashtëzakonshme në të cilën pika e vetme do të jetë propozimi për ribalancim të buxhetit shtetëror për vitin 2018-të.
Siç njoftojnë nga konferenca për shtyp e Qeverisë, procedurën është iniciuar në këtë periudhë që të dihen afatet në pajtim me rregulloren ligjore për miratimin e saj në Kuvend, nëse nuk merret vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Telegraf