Turqia u zotua se do të vazhdojë të mbështesë kauzën e turqve “Meskhetian”, duke shprehur solidaritet në 74-vjetorin e dëbimit të tyre nga Gjeorgjia në Azinë Qendrore me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha përmes një deklarate se Ankaraja është duke ndjekur nga afër kushtet dhe procesin e riatdhesimit të tyre.
Rreth 115.000 turq “Meskhetian”, të njohur po ashtu si turq “Ahiska” janë dëbuar nga Gjeorgjia më 14 nëntor 1944 nga qeveria sovjetike, e cila i akuzoi ata për besnikëri ndaj Turqisë. Rreth 13.000 njerëz, shumica fëmijë dhe pleq kanë vdekur gjatë udhëtimit me makina kafshësh.
Ndryshe nga shumica e grupeve të tjera etnike të dëbuara nga Kaukazi gjatë Luftës së Dytë Botërore, turqit “Meskhetian” nuk janë rehabilituar zyrtarisht.
Edhe pse Gjeorgjia ka miratuar një ligj për riatdhesimin e tyre në vitin 2007, turqit Meskhetian janë ballafaquar me pengesa të shumta burokratike në marrjen e dokumenteve që do t’iu lejonin atyre të ktheheshin në atdheun historik.
Ka rreth 600.000 turq “Meskhetian” në botë, shumica e tyre në Azerbajxhan, Kazakistan, Kirgiz, Rusi, Turqi, Ukrainë, Uzbekistan dhe Shtetet e Bashkuara.