Shkup, 19 mars – Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, këto ditë në teren po realizojnë aksion të madh për sanimin e gropave kryesore në rrugët automobilistike të qytetit. Bëhet fjalë për nje aksion të rregullt pas përfundimit të sezonit dimëror, ku disa pjesë të korsive dëmtohen nga bora dhe kripa. Gropat kryesore janë riparuar në bulevardet dhe rrugët e mëposhtme:
– Bulevardi Aradhat Partizane;
– Bulevardi Ilinden;
– Bulevardi Goce Dellçev;
– Bulevardi Aleksandri i Madh;
– Bulevardi Bosnjë dhe Hercegovinë;
– Bulevardi Hristijan Todorovski Karposh;
– Bulevardi Sllovenia, Mitropolit Teodosij Golloganov;
– Bulevardi Kiro Gligorov;
– Bulevardi Sërbia;
– Bulevardi Boris Trajkovski;
– Rruga Magjistralja e Adriatikut;
– Rruga Todor Aleksandrov;
– Rruga e Ljubljanës;
– Rruga Moskovska;
– Rruga Lluka Gerov;
– Rruga Ferid Bajram;
– Rruga Metodija Andonov Çento;
– Rruga Bllagoja Stefkovski;
– Rruga Pero Nakov;
– Rruga Llazar Liçenovski;
– Rruga Gjorçe Petrov;
– Rruga Vasil Çakallarov;
– Rruga për në Haraçinë;
Riparimi i gropave në rrugët e qytetit do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.