Zjarri rreth manastirit Treskavec në Prilep i cili dje u vendos nën kontroll sot është aktivizuar përsëri. Sipas komandantit të njësisë territoriale të zjarrfikësve, Stanko Koleski, i cili për momentin është në terren me ekipet dhe vullnetarët, zjarri përsëri është paraqitur rreth orës 9 në mëngjes.
“Përnjëherë u ripërtëri zjarri rreth kompleksit të manastirit Treskavec. Për momentin zjarrin janë duke e shuar dhe po përpiqen ta ndalojnë mbi 60 persona, zjarrfikës, vullnetarë, ndihmës prej kompanive të Prilepit”, deklaroi Koleski.
Ndryshe, aktiv janë edhe dy zjarret e tjera në Prilep, në fshatrat Nikodin dhe Bonçe-Krushevicë të Mariovës. Boris Jovanovski i NP “Pyjet e Maqedonisë – Cërn bor” shfaqi shpresë se sot këto zjarret do të vihen nën kontroll.
“Çdo moment presim të veprojnë fluturaket e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe prandaj shpresoj se sot do t’i vejmë nën kontroll”, shtoi Jovanoski.