Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e mbajti takimin e parë me këshillin redaktues ndërkombëtar me profesorë eminentë nga më shumë institucione të larta arsimore, në mesin e të cilëve edhe profesorë nga Fakulteti i Sigurisë në kuadër të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, të kryesuar nga dekani prof.dr. Nikolla Dujovski, lidhur me nismën për ripërtëritjen e revistës profesionalo-shkencore të Ministrisë së Punëve të Brendshme – “Siguria”, që paraprakisht në vazhdimësi dilte prej vitit 1960 deri në vitin 1998.
Sipas Spasovskit, riaktivizimi i revistës shkencoro-profesionale do të jetë në dobi si për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ashtu edhe për pjesën e bashkësisë akademike e cila merret me sferën e sigurisë por edhe për opinionin më të gjerë.
“Më pas, veçanërisht e rëndësishme është që ideja jo vetëm se synon ripërtëritjen e revistës si produkt publicistik, por edhe etablimin e saj ndërkombëtar si revistë shkencoro-profesionale që do të ofrojë mundësi për plasimin e punimeve cilësore, vendore dhe të huaja dhe temave nga sfera e sigurisë. Intenca është të formohet, midis tjerash edhe këshill ndërkombëtar programues i përbërë prej punonjësve shkencorë prej së paku tre vendeve, me çka do të mundësohet indeksimi i publikimit në të paktën një bazë elektronike të revistave me punime në dispozicion në internet si Ebsco, Web of Science apo SCImago Journal Rank. Njëherësh publikimi i cili do të botohej dy herë në vit do të botohej edhe në gjuhë angleze, sqarojnë në kumtesën e sotme të MPB-së.
Në takim janë saktësuar afatet për përgatitjet teknike të revistës numri i ri i së cilës planifikohet të dalë deri në fund të qershorit të këtij viti.(koha.mk)