Prokurorja në rastin e Almir Aliut, Kusigerska gjatë seancës së sotme gjyqësore ka kërkuar rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurive në komunikacion”. Në bazë të Nenit 300 Paragrafi 2, gjyqi është i obliguar që ta pranoj kërkesën e Prokurorisë. Ndërkohë për Sedat Aliun, Abdulla Aliun dhe Sami Demirin prokurorja Kusigerska kërkon të dënohen për dhunë. Në ndërkohë mbrojtja e Boban Iliçit kërkon ndërprerjen e paraburgimit. Kërkesa e mbrojtjes së Iliçit, pranohet nga ana e gjykatës e cila madje nuk i cakton as masa kujdesi. Seanca e radhës është caktuar për më 2 prill.