Radio Ndërkombëtare e Francës (RFI), ka raportuar sot se presidenti francez, Emmanuel Macron, mund ta mbështesë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, që parasheh edhe lëvizje të kufijve.
Kjo radio ka thënë se ka mësuar se Macron mund ta mbështesë një marrëveshje mes të dy vendeve që nënkupton një marrëveshje me ‘korrigjim të kufirit’, transmeton gazetametro.net.
“Pas viteve të pasivitetit relativ, duket se diplomacia franceze vërtetë dëshiron të rindërhyjë në çështjet e Ballkanit, sidomos në negociatat e vështira për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, raporton RFI.
E përkrahja e Macron për këtë ide vije pak kohë pasi ai të vizitojë Serbinë, e cila vizitë do të jetë vendimtare në mënyrë që të bindë Gjermaninë për të zbutur akoma kundërshtimin e saj për çdo ndryshim të kufijve në Ballkan.
Macron kishte pasur një qasje të ngjashme edhe gjatë takimeve në Paris, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Përmes takimeve me krerët e Kosovës dhe Serbisë, Macron ishte shprehur optimist për një ‘zgjidhje paqeje’.
Sidoqoftë, Radio Ndërkombëtare Franceze thekson se, sipas një marrëveshjeje që mendohet të arrihet me korrigjim të kufirit, Serbia mund të marrë një pjesë të veriut, ndërsa Kosova do të marrë pjesë të Luginës që banohen me shqiptare. (G.Metro)