Rezultatet fillestare nga zgjedhjet parlamentare në Australi tregojnë se koalicioni konservator i cili deri tani ka qenë në pushtet në vend duke se do të arrij të qëndrojë në pushtet në kundërshtim me anketat, njoftuan mediat australiane.
Koalicioni i udhëhequr nga kryeministri në largim, liberali konservator i cili është skeptik ndaj ndryshimeve klimatike Skot Morison, është në avantazh sipas televizionit Ej-Bi-Si (ABC) e cila nuk saktëson nëse konservatorët do të mund të formojnë qeveri shumicë apo pakicë.
Anketat parazgjedhore u jepnin përparësi laburistëve opozitarë të majtistëve qendror dhe tregonin se koalicioni i udhëhequr nga partia liberale nuk do të mund ta fitojë mandatin e tretë trevjeçar.
Sipas rezultateve fillestare, koalicioni i udhëhequr nga Liberalët duket se është rrugës të fitojë të paktën 73 vende, në Dhomën përfaqësuese me 151 vende, ndërsa Partia opozitare laburiste të paktën 65 vende.(koha.mk)