Bruksel, 5 korrik – Punësimi në Maqedoni shënon rritje konstante dhe është në rrugën e duhur që të arrijë qëllimin e Strategjisë për rritje në rajonin e Evropës Juglindore 2020 (EJL 2020).
Maqedonia është ekonomia e dytë në rajon sipas numrit të vendeve të reja të punës, 103 mijë dhe në raport të kësaj performance shënon rritje prej 71 për qind.
Kjo është përmbajtur në rezultatet e zbatimit të Strategjisë EJL 2020, që ishin prezantuar sot në Bruksel në mbledhjen e Këshillit për bashkëpunim rajonal, anëtare e së cilës është edhe Maqedonia.
Këshilli për bashkëpunim rajonal sot në Bruksel e organizon mbledhjen e pestë vjetore të Bordit Drejtues të Strategjisë për EJL 2020, në të cilin pritet Bordi ta miratojë raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë.
Rritja e tregtisë në Maqedoni, sipas rezultateve, është vlerësuar si impresiv, është shënuar pothuajse rritje e dyfishtë në shtatë vitet e fundit, prej 6,9 miliardë eurosh në 12,5 miliardë euro.
Ekonomia e Maqedonisë, sipas rezultateve, është mes liderëve në rajon me 71.062 punëtorë të rinj me kualifikim të lartë në tregun e punës.
Ekonomia shënon progres edhe në raport të parametrit BPV për një banor dhe shkalla e tanishme arrin 37 për qind, duke lëvizur prej 34 për qind në vitin 2010, ndërsa qëllimi në vitin 2020 është 43 për qind.
Në përgjithësi në rezultatet është cituar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë kthyer në rrugën e rritjes me mjete shtesë më shumë se 600 mijë vende të reja të punës prej vitit 2010 deri tani dhe 500 mijë punëtorë të rinj me kualifikim të lartë.
Rajoni shënon edhe rritje të tregtisë me 33 miliard euro shtesë, si dhe zvogëlim të deficitit tregtar prej minus 23,1 në minus 19,7 për qind të BPV-së në shtatë vitet e fundit, para se gjithash përmes eksportit të fuqishëm, i cili e sinjalizonte rritjen e konkurrencës së prodhimeve dhe shërbimeve në tregjet ndërkombëtare.
Këto parametra zhvillimorë, citohet në rezultate, edhe pse janë inkurajuese nuk do të jenë të mjaftueshme që t’i ngrenë të gjitha nivelet dhe të sigurojnë harmonizim më të shpejtë me BE-në. Mbajtja e shkallëve të rritjes në nivelet e tanishme do të kërkojë energji të madhe në kushtet e tanishme dhe do ta anulojnë prosperitetin e qytetarëve në rajon me dekada”, thuhet në dokumentin e prezantuar sot në Bruksel.
Korniza për bashkëpunim rajonal është përforcuar me disa iniciativa, duke e përfshirë edhe procesin berlinas, Kornizën për bashkëpunim Ballkani Perëndimor gjashtë dhe fillimi i implementimit të Planit Multivjeçar për rajon ekonomik rajonal (MAP REA). Strategjia e BE-së për zgjerim, e publikuar më parë këtë vit siguroi rrugë kredibile për anëtarësim në BE të vendeve nga rajoni.
Afrimi i rajonit drejt mesatares së BE-së prej 40 për qind të BPV-së për kokë banori është i parëndësishëm, me lëvizje minimale drejt qëllimit të parashtruar dhe për momentin arrin 34 për qind.
Shkalla e rritjes së tregtisë, duke i përfshirë edhe mallrat dhe shërbimet shënon përmirësim të dukshëm me përparim prej 54,4 miliardë eurosh në vitin 2010 në 87,9 miliard euro. Me këtë tempo të rritjes deri në vitin 2020 pritet rajoni të realizojë 70 për qind të qëllimit të parashtruar, i cili arrin 129.5 miliardë euro.
Qëllim i balancimit të këmbimit tregtar tashmë është arritur, madje edhe tejkaluar, prej minus 23,1 për qind në vitin 2010 në minus 19,7 për qind në vitin 2017 përmes performancave të vërejtura në fushën e eksportit, ndërsa qëllimi deri në vitin 2020 është balanci negativ tregtar të arrijë deri në minus 20,8 për qind të BPV-së.
Duke i marrë parasysh parametrat absolut, këmbimi tregtar intrarajonal është rritur për një miliard euro në gjashtë vitet e fundit, ndërsa pjesa e tij në BPV është zvogëluar për një për qind.
Investimet e huaja direkte shënojnë rritje të dobët dhe tani arrijnë pesë miliard euro, me trend i cili për momentin tregon se rajoni ndoshta nuk do ta arrijë qëllimin (prej 3,6 miliard në vitin 2010 në 7,2 miliard deri në vitin 2020), përveç derisa nuk zbatohen reformat themelore që të përmirësohet klima e biznesit e tërësishme dhe investuese në vendet.
Qëllimi i Strategjisë EJL 2020 për rritjen e numrit të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë është arritur me gjysmë milion punëtorë të kualifikuar, të cilët u përfshinë në tregun e punës mes viteve 2010 dhe 2016.
Përfitimi më të madh në tre vitet e fundit ka të bëjë me hapjen e më shumë se 600 mijë vendeve të reja të punës.
Efikasiteti i politikave qeveritare arriti nivel të caktuar, por shënon stagnim të caktuar në tre vitet e fundit, me performanca momentale të shkallës prej një deri në pesë prej 2,4, ndërsa qëllimi për vitin 2020 arrin 2,65. Në rezultatet theksohet se kjo lëvizje tregon se janë arsyetuar reformat për përmirësimin e efikasitetit të administratës publike dhe cilësisë, në shërbimet e saj për qytetarët.
Qëllimi i strategjisë EJL 2020 është t’i përmirësojë kushtet për jetë në rajon dhe ta kthejë konkurrencën dhe zhvillimin në fokus, me kujdes duke e ndjekur vizionin e Strategjisë së BE-së Evropa 2020.
Ajo e thekson vizionin e përbashkët të ekonomive në EJL të hapin deri në një milion vende të reja të punës deri në vitin 2020, duke mundësuar rritje të punësimit prej 39 në 44 për qind, rritje të këmbimit të tërësishëm tregtar rajonal për më shumë se dy herë nga 94 në 210 miliard euro, rritje të BPV-së për kokë banori në rajon prej 36 për qind të deritanishme në 44 për qind dhe rritje të tregut të punës plotësisht me 300.000 punëtorë me kualifikim të lartë.
Nesër në suaza të mbledhjes së Këshillit për bashkëpunim rajonal do të prezantohet hulumtimi i katërt i mendimit publik dhe ekonomistëve – Barometër ballkanik 2018.