Shkup, 15 janar – Bullgaria e përkrah perspektivën evropiane dhe përpjekjet e Qeverisë së Zoran Zaevit, të gjitha institucioneve, shoqërisë civile, opozitës që ta arrijnë qëllimin e tyre strategjik, që t’i plotësojnë gjatë kryesimit bullgar kushtet e domosdoshme për marrjen e ftesës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo është e mundur në bazë të suksesit real në zbatimin e pakos së reformave të paanulueshme në sferat prioritare dhe me zgjidhjen e çështjeve të hapura në pajtim me marrëveshjen e Përzhinës dhe rekomandimeve të Pribesë.
Këtë e theksoi ambasdadori bullgar në Maqedoni Ivan Petkov, i cili sot para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane i prezantoi prioritetet e kryesimit gjashtëmujor bullgar me Këshillin e BE-së, të cilin Sofja e ka ndërmarrë prej 1 janarit të këtij viti.
“Në këtë kontekst ne duhet të zhvillojmë dy luftëra në terren. Njëra është strategjike, e dërguar drejt kufizimit të kërcënimeve potenciale nga jashtë, të cilat do të mund ta destabilizojnë vendin dhe rajonin. E dyta është e lidhur me zbatimin e paanulueshëm të reformave përmes përfshirjes dhe dialogut parlamentar me pjesëmarrje të opozitës. Ne dëshirojmë opozitë të fuqishme, aktive në Kuvend i cili do të ndihmojë për zbatimin e reformave dhe e përfshirë në zgjidhjen e çështjeve kontestuese të cilat janë kyçe për eurointegrimet e vendit. Të dyja janë të lidhura mes vete, nëse nuk arrijmë në njërën betejë, gjithçka që është arritur në sferën e reformave do të dështojë dhe vendi do të jetë në rrezik që të hyjë në ngecje serioze”, tha Petkov.
Zëvendës kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani tha se është mirë se në këtë vit kyç historik për Ballkanin Perëndimor, me BE-në kryeson një shtet fqinj, i cili në qëllimet e tij strategjike e ka eurointregrimin e vendeve nga rajoni. Ai theksoi se nuk mundemi të presim që problemet tona të brendshme t’i zgjidhë dikush tjetër dhe se reformat tona duhet ne vetë t’i zbatojmë me qëllim që të jenë të qëndrueshme, të pakthyeshme dhe inkluzive.
“Janari dhe shkurti janë muaj në të cilat ne të gjithë duhet të tregojmë rezultate të qarta – Qeveria, Kuvendi, gjyqësi dhe atë në proces, ku të gjitha palët do të jenë pjesë e ndërtimit të ardhmërisë sonë. Çdo lloj i obstruksionit të këtij procesi në këto momente vendimtare paraqet obstruksion të ardhmërisë sonë si shtet, prosperitetit të ekonomisë sonë, mirëqenies së qytetarëve tanë dhe perspektivës së gjeneratave të ardhshme. Nëse në këtë periudhë nuk realizojmë përparim të dukshëm në reformat tona dhe në marrëdhëniet tona me fqinjët në negociatat me emrin, besoj se do ta meritojmë datën e shumëpritur për fillim të negociatave”, tha Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tha se viti 2018 është vit për Maqedoninë, ku do të bëjmë çmos që ta kapim trenin evropian.
“Dimri është këtu, por pranvera është në prag. Ne në rajon kemi obligim që ta bëjmë ardhmërinë më me prosperitet dhe më pak dramatik, madje do të doja të kemi Ballkan të mërzitshëm. Lojërat tona nuk duhet të jenë lojëra të froneve, por lojëra të reformave dhe rezultateve. Garë pozitive për shoqëri përparimtare me të ardhme evropiane. Këtë vit mbetet të jemi efektivë dhe të përkushtuar në rrugën tonë reformuese, të bëjmë gjithçka që ta zgjidhim edhe dallimin e madh rreth emrit me fqinjët tanë dhe partnerët në Athinë. Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona me shpresë se edhe nga pala tjetër qasja do të jetë e ngjashme se kjo është mundësi historike”, tha Dimotrov.
Sipas euroambasadorit Samuel Zhbogar, ajo që pritet nga vendi në këtë periudhë është jo vetëm miratimi dhe adaptimi i legjislacionit, por edhe të realizohen rezultate të dukshme dhe të krijohen ndryshime të dukshme dhe të pakthyeshme.
“Përparimi do të matet sipas implementimit të marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritetet e ardhshme reformuese, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kuvendi ka rol kyç në agjendën evropiane dhe në arritjen e llogaridhënies së Qeverisë. Edhe më me rëndësi është të sigurohet inkluzivitet”, tha Zhbogar.
Prioritete të kryesimit bullgar me BE-në, i cili do të zhvillohet nën moton “Bashkimi e bën fuqinë”, janë ardhmëria e të rinjve, perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor, siguria dhe stabiliteti dhe aftësitë e orientuara drejt së ardhmes.