Në Odën Ekonomike të Maqedonisë sot do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi i etiketave të disa prodhimeve të caktuara ushqimore. Hulumtimi realizohet në kuadër të Programit qeveritar për mbrojtje të konsumatorëve, ndërsa për Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) e zbaton Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë. Në ngjarje do të flasë drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov.