Rezistenca e kryengritësve në qytetin sirian Alepo me siguri do të përfundojë në dy deri tre ditët e ardhshme, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov. “Shpresoj se në dy-tre ditët e ardhshme situata në Alepo do të zgjidhet”, ka theksuar Lavrov. Ai deklaratën e tij e ka dhënë në momentin kur nga Alepo arrijnë informata të ndryshme për anulimin e evakuimit të civilëve dhe përleshjeve të reja.