Shangai, 21 nëntor – Kina së shpejti do të bëhet me rezervat për panda në provincën jugperëndimore Seçuan, e cila do të jetë dyfish më e madhe nga Parku nacional amerikan Jeloustoun.
Projekti kushton gjithsej 1,5 miliardë dollarë dhe ka për qëllim ruajtjen e pandave, të cilat janë lloj i rrezikuar i kafshëve.
Vendi është mundësi e shkëlqyer edhe për zhvillim të turizmit dhe në përgjithësi ekonomia në këtë pjesë të Kinës. Adhuruesit e këtyre kafshëve të rralla do të ketë mundësi të kalojnë gjithë ditën me ta. Vlerësimet flasin se brenda një viti parku do të pranojë rreth 20 milionë vizitorë.
Pandat janë karakteristikë nacionale e Kinës. Dikur kishte në gjithë Kinën jugore dhe lindore, ndërsa sot ka gjithnjë e më pak.