Shkup, 7 shkurt – Trajneri Ardian Nuhiu ka shfrytëzuar sot ndeshjen e katërt kontrolluese në Ohër, ku përballë kishte ekipin e Strugës. Trajneri i bardhekaltërve u ka dhënë shansin futbollistëve më të rinj, me të vetmin qëllim të sheh nga afër se si po ngritët forma e atyre që do të jenë lojtar potencial për të mbetur me ekipin e seniorëve për sezonin pranveror. Ndeshja ndaj Strugës është zhvilluar në terren të papërshtatshëm me shumë baltë, pasi mbrëmë dhe gjatë ditës kishte reshje të mëdha të shiut. Të parët në avantazh kishin kaluar nikoqirët e Strugës, e që më pas të shënojë golin e dytë në këtë afat përgatitor Fatih Ismaili. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në pjesën e dytë trajneri Nuhiu në lojë kishte futur katër futbollistë për të ngritur ritmin e lojës, ndërsa në një moment gjyqtari i ndeshjes pasi akordon penalti, vendos që të anulojë vendimin e tij. Në vazhdim Struga përsëri kalon në avantazh, ndërsa nga minuta e 70-të në lojë futet jesir Asani, i cili kishte së paku tre rast për të shënuar, por nuk arriti që të konkretizoj asnjë nga ta. Kjo ishte kontrolluesja e parë që Shkupi humbi në Ohër, por kësaj radhe trajneri Ardian Nuhiu kishte planifikuar që të pushoj futbollistët që në ndeshjet tjera ishin titullar, për të qenë më të freskët në ndeshjen e fundit që do nesër luajnë nda ekipit serb të kategorisë së parë, Borac Çaçak.