Shkup, 27 dhjetor – Xhengiz Rexhepi karrrierën e tij futbollistike do ta vazhdoj në Kosovë te skuadra e KEK-ut. Lajmin për gazetën KOHA e konfirmoi vetë trajneri Rexhepi. “Është arritur marrëveshja me FC Kek-u. Për tu arritur marëveshja drejtuesit e klubit nuk u tërhoqën nga asnjë kërkesë e imja. Ajo që më pëlqeu tepër ishte serioziteti i drejtuesve të klubit gjatë bisedimeve. Do të mundohem me ndihmën e futbollistëve dhe stafit teknik bashkë me drejtuesit e klubit të gjithë bashkërisht të arrihen objektivat e klubit”, deklaroi Rexhepi. Ndërkohë, përkundër angazhimeve që do ti ketë në Kosovë, Rexhepi paralelisht do të ushtrojë edhe detyrën e tij aktuale si ndihmës i seleksionuesit të përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski. (Koha.mk)