Shkup, 24 prill – “Është koha që Këshilli Gjyqësor të jetë institucion bartës i një procesi shumë të nevojshëm, edhe për shtetin edhe për qytetarët të jetë më me përgjegjësi dhe më funksional. Këshilli gjyqësor është Qeveria e gjyqësisë, nuk mund të ndërhyjë në lëndët, por në çështjet procedurale të gjyqit dhe tek gjykatësit, është më se kompetent”, kështu për gazetën KOHA thotë ish-anëtari i Këshillit të Gjyqësor, Bekim Rexhepi, ndërsa shprehet se Këshilli në fjalë nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor, por në rast të shkeljeve procedurale, Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë.
“Nuk mund ta ndryshojë vendimin e gjyqit Këshilli Gjyqësor, por në rast të shkeljeve procedurale, Këshilli Gjyqësor është kompetent dhe i thirrur të ndërhyjë, sidomos në rastin e fundit në BFI. Është koha që Këshilli gjyqësor në këtë moment serioz që jemi, para anëtarësimit në NATO dhe BE, ku gjithë sytë e faktorit ndërkombëtar janë drejtuar nga reformat, të jetë më funksional dhe transparentë. Shteti dhe qytetarët janë të etur për një shtet ligjor”, thotë Rexhepi. (koha.mk)