Shkup, 18 qershor – Dy mundësit e KM “Liria” Minir Rexhepi dhe Elmedin Sejfullahu kanë fituar medalje në kuadër të turnirit ndërkombëtar memorial “Jozes Svoboda”, i cili të shtunën u mbajt në Bratislavë të Sllovakisë. Rexhepi në kategorinë deri më 57 kg arriti të fitojë pozitën e parë, ndërsa Elmedin Sejfullahu në kategorinë deri më 61 kg e zuri pozitën e dytë.
Ndryshe, klubi më i suksesshëm shqiptar në këtë turnir ka marr pjesë me gjashtë mundësi, ku pos Rexhepit dhe Sejfullahut, morën pjesë edhe Riad Rexhepi, Fati Vejseli, Raif Kamberi dhe Fati Qaili, derisa skuadra ka qenë e udhëhequr nga trajneri Bujamin Ebipi, nënkryetari Amet Ademi si dhe nga legjenda e gjallë e mundjes shqiptare Shaban Sejdiu.