[adning id="476476"]

Rexhepi dhe atletët e Maqedonisë mësojnë orarin e garave në Tokio 2020

24

Me hapjen solemne edhe zyrtarisht kanë nisur Lojrat Olimpike në Tokio. Ekspedita e Maqedonisë ishte pjesë e defile-s së sportistëve në stadiumin olimpik në Tokio, ku bartësit e flamurit ishin Dejan Georgievski dhe Arbresha Rexhepi.

Me këtë rast është mësuar edhe orari i garave të sportistëve nga Maqedonia. Borjan Brankovski, në disiplinën e gjuajtjes me pistoletë në 10 metra, do të del i pari në garat olimpke, gjatë ditës së shtunë, kur do të garojë edhe notuesi Filip Derkoski, në 400 metra, stil i lirë.

Të dielën në arenën e garave në xhudo, do të paraqitet Arbresha Rexhepi, në kategorinë deri më 52 kg, ndërsa më 27 korrik Dejan Georgievski, do të nis garat në taekvondo.

Një ditë më vonë, Mia Blazhevska Eminova, garon në 100 metra, stil i lirë në not, ndërsa më 1 gusht, Jovan Stojoski do të zhvilojë eliminatoret e atletikës në 400 metra. Karatistja Puliksenija Jovanoska garon më 3 gusht dhe garuesi i fundit, është mundësi Mogamedxhi Nurov, i cili nis eliminatoret më 6 gusht në kategorinë deri më 97 kg, stil i lirë.