Policia, ushtria dhe trupat ushtarake iu bashkuan popullit dhe i shpallën besnikëri udhëheqësit të Revolucionit. Përmbledhja e këtyre ngjarjeve më 11 shkurt të vitit 1979 shënoi fitoren e lavdishme të Revolucionit Popullor Islamik të Iranit dhe paraqet një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e shekullit të njëzetë
Revolucioni islamik i Iranit triumfoi më 11 shkurt të vitit 1979, dhe sipas shumë analistëve dhe historianëve iranianë dhe joiranianë, kjo ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit XX. Populli i Iranit, pas gati 100 vjet luftë politike dhe civile me qeveritë tiranike, pas një sërë protestash masive dhe gjithëpërfshirëse, përfundimisht arriti që ta rrëzojë mbretin, ta eliminojë regjimin totalitar Pahlavi, dhe të vendosë një sistem politik në përputhje me vullnetin e tij, bazuar në mësimet fetare dhe normat dhe parimet e reja demokratike. Regjimi Pahlavi, gjatë rreth 60 viteve të sundimit të tij, duke miratuar politika të gabuara dhe të dëmshme, shkaktoi pakënaqësi dhe protesta të ashpra popullore në të gjithë vendin.
Despotizmi ia shpërimbretërve Pahlavi, përqendrimi i të gjitha kompetencave tek një njeri dhe ndërhyrja e tij në të gjitha çështjet e vogla dhe të përgjithshme të shoqërisë,mospërfillja e zërit të kritikëve dhe nevojtareve, shtypja masive e liridashësve dhe veçanërisht të dijetarëve dhe forcave fetare, mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve normale,kryelartësia e tepruar, krenaria e pamasë e mbretit bashkë me vendimet e gabuara dhe të dëmshme,mbështetja dhe varësia e madhe nga fuqitë e huaja dhe lejimi qe ata të ndërhyjnë në punët e brendshme dhe plaçkitjen e kapitalit dhe burimeve natyrore dhe financiare, korrupsioni i përhapur financiar dhe ekonomik, korrupsioni financiar moral i zyrtarëve qeveritarë, perceptimi i gabuar i situatës dhe zhvillimeve botërore dhe gjendja e shoqërisë, vështrimi sipërfaqësor i menaxhimit të vendit që kishte shkaktuar prapambetje , moszhvillim të vendit dhe ndarje të thellë të klasave shoqërore, dhe në fund lufta e drejtpërdrejtë me besimin dhe normat fetare të popullit me qëllim shkatërrimin e tyre bashkë me ngacmimin dhe shtypjen e udhëheqësve fetarë dhe njerëzve, ishin ndër faktorët e rëndësishëm që shkaktuan zemërimin e shoqërisë dhe baza që çuan në shfaqjen dhe fitoren e revolucionit.
Rezistenca anti-despotike e popullit iranian kishte filluar rreth njëqind vjet më parë. Më herët në vitin 1906 liridashësit nën udhëheqjen dhe përkrahjen e klerikëve, me krijimin e “lëvizjes konstitucionale”, ndryshuan despotizmin mbretëror dhe nëpërmjet hartimit të kushtetutës së parë të Iranit dhe themelimit të Asamblesë Kombëtare si një institucion legjislativ, sistemin e vjetër e shndërruan nën jë sistem politik popullor dhe më të ligjshëm. Por kjo arritje e madhe historike gradualishtme forcimin e Reza shah Pahlaviut sërish u shndërrua në një sistem despotik dhe anti-popullor. Pas disa viteve dhe gjatë sundimit të Pahlaviut të II-të në vitin 1953, nga vazhdimi i përpjekjeve politike të popullit përkrahur, mbështetur dhe ndihmuar nga forcat islamike dhe klerikët , doli një qeveri ligjore e bazuar mbi votat e popullit. Por ndërhyrja e huaj përmes një grusht shteti ushtarak çoi në rrëzimin e tij, dhe ky transformim edhe një herë lejoi që monarkia absolute mbretërore nën sundimin e Mohammed Reza Pahlaviut të ringjallej përsëri.
Në vitin 1962, politika e Shahut për të shtypur popullin, varësia nga të huajt, dhe konflikti me kulturën origjinale dhe fetare të popullit, shkaktoi kryengritje dhe protesta popullore.
Imam Khomeini, një klerik i shquar, modernist dhe popullor, duke përdorur njohuritë e thella dhe të sakta të rrethanave të jashtme dhe të brendshme, protestoi ashpër kundër politikave shkatërrimtare të Mohammad Reza Pahlaviut dhe ndërhyrjeve të qarta të vendeve të huaja. Fjalimi i tij i famshëm më 3 korrik të vitit 1963,qe ishte pikënisja e Revolucionit Islamik, çoi në arrestimin dhe internimin e tij dhe shkaktoi protesta masive popullore në qytete të ndryshme. Khomeini, megjithatë, ishte një person karizmatik me popullaritet të lartë,kishte njohuri të thella të çështjeve politike,inteligjenca dhe vizioni i tij për të ardhmen ishte shembullore, trimëria dhe guximi i tij për të shprehur pikëpamjet dhe për të shkaktuar presion mbi shtetin despotik dhe përcjellja e fakteve tek populli ishte shume i qartë.
Ai gjatë periudhës qe ishte në burg dhe ekzil i shpjegoi dhe përpiloi themelet intelektuale të sistemit të ardhshem politik, që ishte një transformim intelektual dhe politik I jashtëzakonshëm dhe në këtë drejtim ai përcaktoi metodën e rezistencës. Ai nuk besonte në veprime të armatosura dhe fuqishëm kundërshtoi dhe refuzoi grupet e vogla që e kundërshtonin tiraninë e Pahlaviut dhe kishin prirje për lëvizje të armatosur.
Udhëheqësi i Revolucionit Iranian i konsideronte masat popullore si baza e rezistencës kundër sistemit qeverisës; ai theksonte se procesi i revolucionit duhet të avancojë përpara nëpërmjet mobilizimit masiv të masave popullore , duke përdorur metoda civile dhe pa dhunë. Kjo ishte rruga e veprimit dhe që dha rezultat.
Tiparet e personalitetit të Imam Khomeinit së bashku me popullaritetin dhe pikëpamjet paqësore të tij ndaj revolucionit ndikuan qe përveç njerëzve të zakonshëm, të tërheq edhe intelektualët, akademikët, dhe elitën intelektuale të cilët së bashku me klerikët u rreshtuan pas udhëheqjes.
Te gjitha këto zhvillime u shprehën me protestën milionëshe të popullit Iranian.
Regjimi i Mohammad Reza Pahlaviut, i cili bënte çdo përpjekje, duke përdorur të gjitha mjetet ushtarake dhe metodat shtypëse që ta ndalojë zërin protestues të popullit dhe në ketë drejtim dhjetëra mijëra njerëz në rrugë dhe në burgje u martirizuan dhe u plagosën, në fakt, nuk pati sukses. Sa më shumë që numri i dëshmorëve dhe konfrontimi i armatosur ushtarak rritej, aq më shume zhvillohej dhe rritej prezenca dhe protesta e popullit,ndërsa sloganet e popullit: “Ne nuk duam mbret”, “lavdi për Khomeinin” dhe “Pavarësi, Liri, Republikë Islamike” kumbuan në të gjithë vendin.
Përveç presioneve të drejtpërdrejta nga demonstratat,greva masive e administratës dhe institucioneve qeveritare dhe tregjeve dhe biznesmenëve, që spontanisht iu bashkuan popullit dhe u përhapën në tërë Iranin, e detyruan sundimtarin tiran të tërhiqet. Përfundimisht, nën këto presione, me 16 janar të vitit 1979 Shahu u largua nga Irani, dhe me këtë pranoi se njerëzit nuk e donin atë. Menjëherë njerëzit vërshuan në rrugë dhe filluan të gëzohen dhe të shpërndanin ëmbëlsira. Skenat e papërshkrueshme të krijuara atë ditë ishin të pashembullta në historinë iraniane.
Gjatë këtyre muajve, udhëheqësi i revolucionit iranian ishte i vendosur në Paris dhe nëpërmjet fjalimeve, intervistave dhe deklaratave të tij, ai udhëhoqi betejat dhe rezistencën e grupeve të ndryshme njerëzish. Pasi qe kushti i tij, d.m.th. largimi i Reza Pahlavi nga Irani u plotësua, Imam Khomeini vendosi të kthehej.
1 shkurti i vitit 1979, dita kur Imam Khomeini hyri në shtet, spontanisht u shndërrua në festë në të gjithë Iranin. Qindra mijëra njerëz shkuan ta mirëpresin dhe pas hyrjes se tij në aeroport populli duke festuar dhe kënduar e shoqëroi atë në këmbë përgjatë 20 km deri tek “Behesht Zahra” (varrezat e qytetit të Teheranit).
Imam Khomeini, si punë të tij të parë në Iran, u shfaq në varrezat “Behesht Zahra” dhe i vlerësoi lartë mijëra martirët e revolucionit. Dhjetë ditë më pas, regjimi mbretëror u shemb. Njerëzit këto ditë të “lindjes se lirisë” dhe “mbizotërimit të dritës mbi errësirën e tiranisë” i quajtën “deheje faxhr” ose dhjetë ditshi i Agimit.
Gjatë këtyre ditëve, Imam Khomeini themeloi “Këshillin Revolucionar” për udhëheqjen e vendit, dhe duke u mbështetur në forcat e pathyeshme popullore dhe duke e ditur presionin mbi qeverinë e vendosur nga mbreti gjatë ikjes së tij, përgatiti fushën e fitores së revolucionit islamik. Ai i bëri thirrje popullit të qëndrojë në rrugë për t’u përballur me çdo plan, komplot dhe konspiracion dhe të mbronin vazhdimisht praninë e tyre politike.
Ndërkohë, policia, ushtria dhe trupat ushtarake iu bashkuan popullit dhe i shpallën besnikëri udhëheqësit të Revolucionit. Përmbledhja e këtyre ngjarjeve më 11 shkurt të vitit 1979 shënoi fitoren e lavdishme të Revolucionit Popullor Islamik të Iranit dhe paraqet një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e shekullit të njëzetë.
Roli historik i prijësit të revolucionit nuk përfundoi këtu, ai pa humbur kohë filloi punën për krijimin e sistemit të ri politik. Ai ishte thellë i bindur dhe disa herë e kishte përsëritur qe pronari i vërtete të vendit është populli, dhe se vetë duhet të përcaktojë të ardhmen e vendit. Mbi këtë bazë urdhëroi edhe organizimin e referendumit. Populli iranian me pjesëmarrjen masive në referendumin e 1 prillit të vitit 1979 votoi pro heqjes sësistemit mbretëror dhe krijimit të sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Pas kësaj nën udhëheqjen e prijësit të Revolucionit u krijua Kuvendi për përpilimin e Kushtetutës, e cila pas miratimit në Kuvendin e lartpërmendur sërish u miratua nga populli në referendumin e 3 dhjetorit të vitit 1979 , dhe me këtë kushtetutë parashihej që organet qeveritare patjetër të krijohen nëpërmjet zgjedhjeve dhe me votën dhe mendimin e popullit.
Revolucioni islamik i Iranit solli ndryshime madhore brenda vendit. Nga njëra anë hapi rrugën për zhvillimin e Iranit në të gjitha sferat si politike, ekonomike dhe kulturore, dhe nga ana tjetër, mësimet themelore të revolucionit si distancimi nga dhuna, mbështetja në fuqinë popullore, përfitimi nga ndikimi shpirtëror dhe karizmatik, mbështetja mbi bazën e vlefshme të pavarësisë dhe lirisë si dhe mbështetja mbi fenë si një fuqi popullore anti-despotike dhe progresive në skenën politike botërore i vendosi si bazë të funksionimit të vet.