Pas shkrimit të publikuar në gazetën “Zëri”, me titull “Institucionet mbi 15 milionë euro shpenzim për vetura luksoze”, ka reaguar deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se asgjë nuk e dëmton më shumë Kosovën se sa hajnia dhe keqpërdorimi i parasë publike, shkruan “zëri.info”.
Me këtë rast Zeka i ka kërkuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti të protestoj për këto gjëra e jo kundër Hashim Thaçit.
“O Albin, per keto sene duhet me dale e me protestu neper çdo qytet e fshat te Kosoves, e jo kunder ideve te Presidentit Thaçi. Asnje ide, qofte edhe e keqe, nuk e demton Kosoven ma shume se sa keqeperdorimi dhe hajnia e parase publike.
Apo ndoshta jemi ba te gjithe hajna…?!!!”, ka shkruar Zeka në “Facebook”.