Enti Shtetëror për Revizion bëri revizion të raporteve financiare bashkë me revizion të harmonizimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në llogarinë e buxhetit themelor për vitin 2019. Revizorët shprehën mendim jo të mirë sa i përket të vërtetës dhe prezantimit objektiv të raporteve financiare, për harmonizimin e transaksioneve financiare me rregullativën relevante ligjore, udhëzime dhe politika të vendosura.
Revizorët bënë revizion edhe të mjeteve të aprovuara për aktivitetet zgjedhore në vitin 2019, për zgjedhjet e realizuara për president të shtetit dhe për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër.
“Revizorët vërtetuan se nga gjithsej 80 KKZ, në KSHZ nuk janë dorëzuar raporte për punë nga 25 KKZ, gjegjësisht 31 për qind, edhe pse është detyrim sipas Kodit Zgjedhor, në bazë të të cilit llogaritet dhe paguhet kompensimi për angazhimin e kryer. Sa i përket pagesës së mjeteve në të holla për shpenzimet rrjedhëse të cilat bëhen në lidhje me kryerjen e aktiviteteve zgjedhore të secilit komision komunal zgjedhor, revizorët konstatuan se janë bërë pagesa të mjeteve te një pjesë e KKZ pa dokumentacion adekuat të kompletuar!, qëndron në kumtesën e Entit Shtetëror për Revizion.
Për zbatimin e zgjedhjeve për president dhe për zgjedhje të parakohshme për kryetarë të komunave Ohër, Novo Sellë dhe Dibër në vitin 2019, për personat të cilët janë anëtarë të Këshillave Zgjedhorë (kryetar, anëtarë dhe zëvendës të tyre) janë paguar gjithsej 133 milionë denarë, në bazë të vendimit të marrë.
Këto mjete, siç bëhet e ditur, janë paguar në bazë të të dhënave të vendosura nga ana e komisioneve komunale zgjedhore për pagesë të kompensimit për këshillat zgjedhorë.
“Revizioni nuk kishte mundësi të bëjë krahasim të të dhënave të vendosura nga ana e KKZ me të dhënat nga vendimet për pagesë të kompensimeve të përgatitura nga ana e KSHZ, për shkak të të dhënave të pa prezantuara dhe të paruajtura në ueb-aplikacionin (elektronik ose në formë të letrës)”, thuhet në kumtesë.
Në mënyrë shtesë, revizorët kanë vërtetuar se për gjithsej 154 persona të angazhuar në trupat ndihmëse dhe persona të punësuar në shërbimin profesional të KSHZ-së, janë paguar mjete në vlerë të përgjithshme prej 5 milionë denarë. Me analizën e bërë të pagesës së kompensimit në këtë bazë, revizorët kanë vërtetuar se kompensimi për kompetenca të punës dhe sukses në punë si pjesë e kompensimit të përgjithshëm, është paguar në bazë të kritereve të cilat nuk janë përcaktuar në mënyrë cilësore.
Me revizionin e kryer të punës së rregullt, revizorët vërtetuan se Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk ka regjistruar mjetet dhe burimet e mjeteve sipas akteve ligjore dhe nënligjore, që ka për efekt pamundësinë nga vërtetimi i realitetit dhe objektivitetit të situatave të treguara të mjeteve dhe burimeve të tyre dhe uljen e cilësisë së raporteve financiare dhe informacioneve që i japin.
Në pjesën e zbatimit të procedurave gjatë ndarjes së kontratave për furnizime publike, në raportin e revizorëve bëhet e ditur se, mënyra e vendosur e zbatimit të procedurave negociuese pa publikim të konkursit nuk mundëson trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet operatorëve ekonomikë.