Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për qëndrimet e Presidentit Hashim Thaçi në Samitin e Berlinit, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë çelësi për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi citohet të ketë treguar për pamundësinë e vendeve të Bashkimit Europian që të arrijnë një qëndrim të unifikuar lidhur me çështjen Kosovë-Serbi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Pa Shtetet e Bashkuara nuk mund të kemi asnjë dialog, negociata apo ndonjë marrëveshje. Vendet e Bashkimit Europian nuk janë të unifikuara në këtë proces”, ka thënë Thaçi.
“Ne do t’i kërkojmë sot Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron që ta bindin Vuçiqin për ta njohur Kosovën. Nëse kjo ndodh atëherë konsideroj se takimi në Berlin do të jetë i dobishëm”.