Një person që ka qenë në London Bridge pas incidentit të së shtunës i ka thënë gazetarit të Reutersit të ketë parë tre persona që janë dukur se janë prerë në fyt. Shërbimet e ambulancës së Londrës kanë shkruar në Twitter se i janë përgjigjur këtij incidenti. Deklarata e dëshmitares së Reutersit ende nuk është konfirmuar. Ndërkaq, dëshmitarë të tjerë kanë thënë për mediat lokale angleze se tre persona kanë dalë nga minibusi dhe kanë sulmuar këmbësorët me thika. Raportohet se minibusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi prej rreth 80 km/h, dhe thuhet të ketë goditur së paku 6 persona.