Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Ky short ka sjellë disa përballje mjaft interesante. Njëra prej tyre do të jetë edhe ajo mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germainit.
Sulmuesi i klubit gjerman, Marco Reus ka thënë se synimi i tyre është që të kalojnë tutje.
“Një ndeshje e madhe për lojtarët dhe për tifozët. Synimi ynë është që të vazhdojmë në raundin tjetër”, ka thënë Reus.