Skuadra e Barcelonës nesër luan ndaj Dortmundit në Signal Iduna Park. Barcelona dhe Dortmund takohen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Marco Reus shpreson se Messi të luajë në këtë ballafaqim, por ai gjithashtu dëshiron fitoren e ekipit gjerman në duelin hapës të tyre në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
“Do të jem shumë i lumtur nëse Messi luan. Ai është lojtari më i mirë në botë”, tha fillimisht Marco Reus. “Ne presim një ndeshje të vështirë nesër. Ne duhet të luajmë me besim dhe duhet të besojmë në lojën tonë. Ne duam ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi”, përfundoi ai.