Shumë njerëzve iu pëlqen të hanë në vende të çuditshme, ndaj për këtë arsye kanë lindur shumë të tillë. Në Riga, kryeqytet i Letonisë ka lindur një restorant i cili bën që klientët e tij të hanë si të ishin brenda një spitali. Pjesa më e madhe e mobilimit dhe arredimit të “Hospitalis Restaurant” janë origjinale të blera nga Muzeu i historisë dhe mjekësisë në Riga. Kamerierët dhe kuzhinierët vishen si mjekë dhe infermierë, ndërsa mbajnë edhe pajisje të tilla të vendosura në trup. Një fakt interesant është se që të gjitha pjatat shërbehen duke përdorur pajisje kirurgjie. Klientët me aventurierë mund të zgjedhin të hanë me një këmishë force, duke u ushqyer nga një kameriere.
Restoranti që iu bën të hani si në spital (FOTO)
Leave a comment