Para 3 ditësh rreth 70 persona patën fatin të konsumojnë ushqimin e dyshimtë për iftar në një restorant në Gjilan, duke bërë kështu që të helmohen.
Metro merr vesh se restoranti ku ndodhi helmimi quhet ‘Garden’ dhe gjendet në hyrje të Gjilanit nga Prishtina.
Helmimin e disa personave në atë lokal e ka konfirmuar për Metron vetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ismet Hashani.
“Po ka raportime për një helmim. Deri tash 6 qytetarë kanë raportuar në Polici, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk ka më shumë”, ka thënë Hashani.
Sidoqoftë, Metro merr vesh se numri i të helmuarve shkon mbi 70 persona që kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë gjatë këtyre ditëve.
Ndryshe, javën e kaluar Metro raportoi për helmim nga ushqimi edhe për një familje nga Rahoveci që kishin blerë qebapë në ETC.