Xherdan Shaqiri e ka pranuar që nuk është aspak i lumtur që nuk po ka hapësira te Liverpooli, por ka thënë se nuk ka ndonjë problem me Jurgen Kloppin. Liverpooli e ka nisur në mënyrë perfekte këtë edicion në Premier Ligë ku nga tetë ndeshjet e para ka tetë fitore. Xherdan Shaqiri këtë edicion nuk është duke pasur mintuazh, por edhe një pjesë të kohës është duke e kaluar me lëndime.
Mesfushori nga Zhegra në intervistën e fundit ka treguar se i respekton vendimet e Kloppit, edhe pse e pranon që nuk është i lumtur që nuk po luan.
“Sigurisht që jam i pakënaqur që nuk po luaj. Po stërvitem me skuadrën dhe dua ta ndihmojë atë, por që ende nuk e di kur do ta kem mundësi më të mëdha”, ka thënë Shaqa.
“Klopp nuk mund të diskutojë rolin e secilit lojtarë, kjo është normale. Kemi skuadër të mirë dhe duhet të presim për shansin tonë. Nuk kam pasur ndonjëherë problem me trajnerin. E di që jam gati dhe dua të luajë më shumë. Por, unë respektoj vendimet e trajnerit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Shaqiri.