Shkup, 13 nëntor – Edhe përskaj reshjeve të shiut, niveli i ujit tek disa prej lumenjve në vend është akoma i përgjysmuar. Dyfish më i ulët se mesatarja për muajin nëntor janë Strumica afër Novosellës, Drini i Zi afër Lozhanit dhe Kriva Reka afër Kriva Pallankës.
Nga mesatarja largohen edhe Treska afër Makedonski Brodit, Pçinja afër Pelincës dhe Banja e Katllanovës, Vardari afër Demir Kapisë dhe Velesit, si dhe Bregallnica afër Shtipit.
Diç më shumë se katër herë është rritur niveli i Sateskas afër Botunit, ndërsa rritje të nivelit të ujit ka edhe në lumin Vardar afër Jegunovcës dhe në Shkup.
Edhe tek liqenet janë regjistruar ndryshime në nivelet e ujit. Liqeni i Dojranit është rritur, ndërsa Liqeni i Prespës dhe Ohrit kanë shënuar rënie të caktuara.