Përderisa reshjet e paralajmëruara të shiut gjatë ditës do të jenë më intensive dhe në disa vende më të rrëmbyeshme, pritet që shpejtë ta rrisin nivelin e lumenjve me sipërfaqe më të vogla të pellgjeve dhe lumenjve të thatë, kumtoi DPHM. Te rrjedhat më të mëdha të ujit, edhe pse pritet rritje e nivelit të ujit, nuk ka rrezik për derdhje. Gjendja hidrologjike tani për tani tregon nivele të zvogëluara të lumenjve në Maqedoni në lidhje me mesataren për muajin maj.