Shkup, 22 mars – Reshjet e borës dhe shiut që filluan një ditë më parë, pritet të zgjasin deri në fund të javës. Nga Enti hidrometerologjik thonë që temperatura më të larta pritet të ketë nga java e ardhshme.
Këtë mëngjes në të gjithë vendin kishte reshje të borës përveç në drejtimin jug-perëndim dhe jug-lindje ka reshje të shiut. Mbulesë të borës ka pothuajse në të gjitha qytetet e vendit nga 1 deri në 5 centimetra. Në jug-perëndim ka më shumë rreth 10 centimetra dhe në pjesën malore ka më shumë borë. Gjatë natës pritet të ketë reshje më intensive. Edhe nesër do të ketë reshje. Gjatë fundjavës do të ketë një stabilitet të pjesshëm. Kohë të ngrohtë do të presim në fund të muajit -tha Konstadinka Arsovska, Enti hidrometerologjik.
Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thonë se gjendja e rrugëve është e mirë dhe se ndalesat për lëvizjen e mjeteve të rënda janë tërhequr. Ndalesë për automjetet e rënda ka pasur vetëm në rrugën Gostivar – Strazhë.
Gjendja e rrugëve të tjera në vend është si në kushte dimërore. Të gjithëve pjesëtarëve në komunikacion iu preferoj të drejtojnë automjetet me kujdes, të respektojnë sinjalet e vendosura rrugore. Punojmë me dy ndërrime, tani me vëllim më të vogël por sipas nevojës kyçen edhe mjete të tjera – theksoi Ivan Petrov, Rrugët e Maqedonisë.
Nga Spitali i qytetit lajmërojnë se si pasojë e motit të keq është regjistruar një numër i vogël i personave të lënduar lehtë./alsat/