Reshje të reja të borës gjatë natës ka pasur vetëm në Tetovë, pas çka është formuar shtresë bore prej 6 centimetrave. Në pjesët e tjera reshjet ishin të shiout prej të cilave më intensive në Dojran ku kanë rënë 24 liktra në emtër katror, Berovë 22, Pozharan 12, Kriva Pallankë 11, Ohër 6, Shtip, Manastir dhe Krushevë 8, Gjurishte 7, Kuamnovë, Topollçan, Dmeir Kapi, Pretor, Dibër dhe Strumicë 6, Shkup 5, dhe Gjevgjeli, Prolep dhe Mavrovë 4 litra. Temperaturat e mëngjesit çdokund janë mbi zero, përveç në Mavrovë ku janë matur -2 gradë dhe në Tetovë dhe Llazaropole -1 gradë. Në Gjevgjeli tempratura e mëngjesit arriti 9 gradë.
Sot në mëngjes po mbisundon mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, kryesisht në pjesët qendrore dhe lindore. Diku-diku fryen erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Mjegull ka në rajonin e Shkupit. Gjatë ditës do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më të shpeshta deri në orët e paradites dhe në lindje. Në male do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Pasdite do të ketë edhe kushte afatshkurte për dukuri të bubullimave të rralla, posaçërisht në juglindje. Do të fryejë erë e dobët veriore nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. temperatura në interval prej 6 deri 12 gradë.
Në Shkup do tl mbajë mot i ndryshueshlm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më tepër në orët e paradites. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa prej mesditës era do të ndryshojë drej atij verior dhe do të jetë më intensive. Temperatura në interval deri 8 gradë. Prej sot pasdite do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët. Nesër do të ketë më shpesh periudha me diell dhe kryesisht në jug të vendit. Temperaturat do të jenë në rënie, por temperaturat e mëngjesit do të mbeten rreth zeros. Në fund të ditëve të fundit të punës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës kryesisht në jugperëdnim. Gjatë fundjavës do të jetë pak më freskët, ndërsa mundësi për më shumë diell do të ketë të dielën.