Valë e ftohtë e shoqëruar me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë të përforcuar veriore me temperatura të ulëta pritet në vend të mërkurën dhe të enjten.
Nesër paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të ulen në mbarë vendin. Temperatura do të lëviz prej katër deri 21 gradë Celsius.
Të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës përmes Maqedonisë do të kalojë një valë e ftohtë e shoqëruar me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të përforcuar veriore, temperatura minimale do të lëviz prej minus një deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 15 deri 22 gradë.
Të enjten ende do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të ulet dukshëm dhe do të lëviz prej 10 deri 18 gradë. Temperatura e mëngjesit sipas paralajmërimeve do të jetë prej minus dy deri shtatë gradë.
Nga e premtja temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale, por ato të mëngjesit në disa vende do të jetë nën zeron dhe do të lëvizin prej minus tre deri gjashtë gradë. Temperatura e ditës të premten do të arrij deri 21 gradë, ndërsa gjatë fundjavës deri 24 gradë gradë Celsius.