Shkup, 28 shkurt – Reshje të shiut dhe erë e fuqishme me shpejtësi prej mbi 70 kilometra në orë priten sot në orët e pasdites.
Sinoptikanët paralajmërojnë më shumë reshje në pjesë veriperëndimore dhe rritje të shtresës së dëborës nëpër male. Nëpër male do të ketë paraqitje të fryjave të erës për shkak erës së fuqishme. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta nga fushëgropa kushte për borë. Do të fryej erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor posaçërisht në orët e mbrëmjes dhe natës.