Reshje të dendura shiu, Britania rrezikon të përballet me përmbytje

20

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shtuar rrezikun që Britania e Madhe të përballet në disa zona me përmbytje.

Sinoptikanët kanë bërë me dije se shirat e dendur mund të fryjnë dhe të nxjerrin nga shtrati lumenjtë në pjesën perëndimore të Anglisë, kryesisht në zonën e Wellsit dhe Skocisë gjatë ditës së enjte.

Gjendja alarmante pritet të zgjasë deri ditën e dielë, teksa nga përmbytjet rrezikohen të dëmtohen shtëpi dhe biznese, si dhe do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Parashikuesit e motit kanë sqaruar se priten reshje që të arrijnë deri në 150 mm në dy ditë.