Shkup, 22 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagështa, në disa vende më të larta në pjesët perëndimore të shtetit me mbetje të borës në rrugë.
Siç kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, reshje të borës me intensitet mesatar ka në Kodrën e Diellit, ndërsa me intensitet të dobët në Mavrovë, Krushevë dhe në grykat malore Strazhë dhe Bukovë. Në aksin rrugor Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair ka reshje të shiut dhe borës.
Për shkak të mjegullës, dukshmëria është ulur nga 20 deri në 50 metra në grykën malore Stazhë.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.