Reshje më intensive të shiut të përcjella me bubullima pasdite ka në viset malore dhe në veriperëndim të Manastirit, në veri të Prilepit, jugperëndim të Shkupit dhe në perëndim të Tetovës, si dhe në rajonin mes Shtipit dhe Koçanit, kumtoi DPHM. Në periudhën e ardhshme priten reshje më intensive të shiut edhe në pjesën verilindore të Luginës së Shkupit.