Shkup, 22 shkurt – Gjatë ditëve të ardhshme, vendin e pret mot me lagështi, reshje të borës dhe temperatura relativisht të ndryshueshme. Nga Enti hidrometerologjik deklaruan se gjatë ditës dhe të premten pritet kohë relative me lagështi të pjesshme ndërsa gjatë ditës së shtunë pritet që të ketë reshje të borës veçanërisht në pjesët veriore të vendit. Nga atje thonë se ulja e temperaturave dhe reshjet e borës në këtë periudhë janë në kufirin e normales për këtë periudhë të vitit.
“Sot dhe gjatë ditës së nesërme në Maqedoni do të mbizotërojë kohë me lagështi me erëra të dobëta kryesisht në drejtimin jug-lindje. Era do të jetë më e theksuar në rajonin e Vardarit, megjithatë temperaturat nuk do të kenë ndonjë ndryshim të theksuar, sot pritet temperatura të arrij prej 8 deri në 12 gradë. Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të ketë mot të njëjtë dhe temperatura të njëjta. Por gjatë të shtunës pritet ndryshim i motit tek ne veçanërisht në pjesët veriore do të ketë reshje të borës ndërsa në pjesët jugore do ketë reshje të shiut megjithatë të dielën dhe të hënën dhe ditëve në vijim pritet kohë me vranësira të pjesshme dhe shi të kohë-pas-kohshëm. Pritet të formohet shtresë e re e borës”, tha për Alsat Dushanka Tanushevska, Enti hidrometerologjik.