Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë goditjes mund të shfaqet një fuqi ekstreme e fërkimit, e cila mund ta shkatërrojë raketën në copa. Kjo ndodh për shkak të presionit, derisa kokrrat e rërës zgjerohen dhe u rezistojnë raketave
Udhëheqësi i këtij studimi, profesori Darren Chian Siau Chen nga Fakulteti i Inxhinierisë së Universitetit Kombëtar të Singaporit, me ekipin e tij të shkencëtarëve studioi se çfarë ndodh kur i gjuani raketat me shpejtësi të lartë në një bllok të përbërë nga rëra dhe mësoi se rëra mund ta absorbojë më shumë se 85% të energjisë së shkaktuar nga goditja. Kjo aftësi rritet me rritjen e shpejtësisë së raketës.
Rëra tashmë përdoret në ushtri, por shumë pak dihet për aftësinë e saj unike për ta absorbuar energjinë. Këto njohuri sugjerojnë që rëra mund të jetë një alternativë më e lirë, më e lehtë dhe më ekologjike për ta përmirësuar mbrojtjen e infrastrukturës. Shkencëtarët kryen teste derisa po gjuanin raketa me forma dhe madhësi të ndryshme në një bllok me rërë të silikonit. Rëra e silikonit është lloji më i njohur i rërës. “Edhe pse rëra përdoret për mbrojtje, ka shumë pak njohuri se pse është ajo rezistente ndaj goditjeve dhe si rritet kjo rezistencë me shpejtësinë dhe gjeometrinë e raketës. Studimi ynë përqendrohet në mekanizmin e energjisë së absorbimit. Kemi mësuar se rëra ka potencial të madh si një material për mbrojtjen nga goditjet”, tha prof. Chian.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë goditjes mund të shfaqet një fuqi ekstreme e fërkimit, e cila mund ta shkatërrojë raketën në copa. Kjo ndodh për shkak të presionit, derisa kokrrat e rërës zgjerohen dhe u rezistojnë raketave. Megjithatë, aftësia e çelikut për ta absorbuar energjinë zvogëlohet ndjeshëm pasi që rritet shpejtësia e raketës, ashtu që raketa lehtë mund të kalojë pranë tij. Ky quhet efekti hidrodinamik – çeliku vepron si një lëng pa forcë materiale gjatë goditjes nga raketa me shpejtësi të lartë. Ekipi i shkencëtarëve beson se kjo njohuri mund të ndikojë në përdorimin e gjerë të rërës e cila përdoret aktualisht më shumë në prodhimin dhe ndërtimin e qelqit.
“Për shkak të këtyre karakteristikave unike, rëra mund të përdoret më gjerësisht në jetën e përditshme dhe në sistemin e mbrojtjes. Për shembull, ajo mund ta zëvendësojë pjesërisht përdorimin e çelikut, i cili është një nga materialet kryesore për sistemet e pajisjeve të luftës, sepse rëra është më pak e kushtueshme dhe më e lehtë. Gjatë gjendjes së luftës, ajo gjithashtu mund të përdoret si material shtesë ndërtimor për përmirësimin e mbrojtjes së infrastrukturave dhe strehimoreve të rëndësishme”, tha prof. Chian. Ekipi i shkencëtarëve do të kryejë hulumtime të mëtejshme për ta zbuluar potencialin e vërtetë të rërës dhe materialeve të tjera, si p.sh. zhavorrit.