Shëndetësia në Maqedonia vuan pasojat e politikave të gabueshme, kurse masat e ndërmarra kohëve të fundit pritet të japin efekte më vonë. Deri atëherë askush nuk garanton se edhe sa mjekë cilësor do të mbeten në vend
Delvina KËRLUKU
Shkup, 29 korrik – Sistemi shëndetësor në Maqedoni përballet me probleme të shumta. Pacientët ankohen për shërbime jocilësore dhe mungesë të barnave. Zona të tëra janë pa ose me shërbim shëndetësor të cunguar jo vetëm brenda qyteteve, por edhe në periferi. Për rrjedhojë, cilësia e dobët e shërbimit shëndetësor publik, e reflektuar me pakënaqësinë e qytetarëve dhe tensionimin e marrëdhënieve pacient –personel shëndetësor dhe përplasjen midis tyre, për shkak të mungesave të shumta në spitale, duke filluar nga pajisjet elementare, financim i dobët i shërbimit shëndetësor publik, menaxhimi primitiv që ka bërë që edhe ato pak para publike të humbin në vrimat e zeza të paaftësisë dhe korrupsionit, e shumë probleme të tjera, janë ngjyrat karakteristike që e përshkojnë imazhin e përgjithshëm të shëndetësisë te ne.
Zgjidhja e këtyre problemeve në shëndetësinë e Maqedonisë, që për vite ka çaluar, nuk do të jetë e lehtë apo e lirë, për rregullimin e së njëjtës. Shëndetësia në Maqedoni ka pak vite që është zgjuar nga “vdekja klinike”, që duhet të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimit të rëndë në mënyrë që të shërohet. Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë, por provokoi një front të gjerë revoltash dhe pakënaqësish. Përpjekja për përmirësim gjatë viteve, ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Në vend të përmirësimit, shëndetësia gjatë viteve ka humbur jo vetëm reputacionin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
REFORMAT DHE MASAT MEZI FUNKSIONOJNË
Mjekët e intervistuar nga gazeta “Koha”, pohojnë se situata aktuale në spitalet tona mbetet e pajustifikueshme dhe tregon më së miri degradimin e sistemit shëndetësor. Mungesat e shumta nuk kanë të bëjnë vetëm me buxhetin e cunguar, por edhe me abuzimin dhe keqmenaxhimin që i bëhen parave publike.
“Në sistemin e kujdesit shëndetësor, gjatë viteve, është krijuar një sistem që në qendër kanë vënë pacientin dhe ato mjete teknike, materiale për institucionet shëndetësore publike. U treguan pacientëve se ‘ne bëmë mrekulli në shëndetin publik’, që kush e di se për çfarë pajisje, projekte, miliona investime bëhet fjalë. Dhe normalisht kur ajo që shihet në televizor dhe kthehesh në jetën reale, vërehet se ndryshimet janë pothuajse asfare, reformat dhe masat mezi funksionojnë, atëherë paraqitet revolta, pakënaqësia. Nga ana tjetër, janë lënduar mjekët dhe stafi mjekësor, kur ata janë një nga tri shtyllat që mbajnë të gjitha përgjegjësitë dhe funksionimin e institucioneve shëndetësore. Pra, u krijua një situatë zhgënjimi, kryesisht për shkak të pagave të ulëta, por edhe qëndrimin ndaj tyre. Nëse nuk keni staf të kënaqur, nuk mund të presësh një pacient të kënaqur, pa marrë parasysh se çfarë është puna jonë humane. Por kjo situatë nuk është e tanishme, por një pakënaqësi e akumuluar vazhdimisht ndër vite “, thotë Kryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike në Shkup, doktor Goran Begoviq.
ASKUSH NUK E DI SE SA MJEKË KANË MBETUR!
Vitin e kaluar, nga 220 doktorë të diplomuar, 180 kanë kërkuar një certifikatë nga Oda e Mjekëve për të shkuar jashtë vendit. Ka shifra, jo të plota, se sa mjek kanë ikur, por askush nuk e di se sa mjekë kanë mbetur.
Se cila është situata në shëndetësi mjaftueshëm reflektojnë disa të dhënave: borxhet e dhjetëra miliona eurove, bllokimi i llogarive bankare të klinikave, kanë filluar, por projektet e parealizuara, pajisjet e vjetruara, gjegjësisht janë furnizuar me të reja, të cilat kryesisht janë të papërdorshme. Dhe kapaku i gjithëçkaje – situata me daljen e stafit mjekësor jashtë vendit, por edhe në spitalet private, që merr dimensione dramatike. Që nga viti 2010, shteti ka lëshuar më shumë se 600 mjekë, personel shtesë dhe mjekësor. Shifrat e sakta, sipas mjekëve, nuk janë të njohura nga askush, por patjetër janë shqetësuese dhe ky është një problem serioz. Problemet për më shumë gjendet kur – Kthimi i mjekëve është bërë dramatik; Maqedonia me normën e dytë më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë; Shëndeti i qytetarëve bëhet edhe më i rrezikshëm, etj.
Autoritetet tashmë po zbatojnë masa për të ndalur këtë prirje negative, e cila vjen kryesisht nga politikat e parregullta dhe planifikimi i punësimit në periudhën e kaluar.
Hapi i parë në rimëkëmbjen e reputacionit të mjekëve u bë me njoftimin për të rritur të ardhurat, kujdestarinë. Punonjësit në të gjitha aktivitetet kirurgjike në klinikat do të marrin të njëjtën pagesë për detyrën, ndërsa punonjësit në aktivitetet e brendshme, 75 përqind të tarifave të marra nga kirurgët. Dyfish është rritur ndihma nga infermierët në turnin e natës. Përveç kësaj, gjithashtu do të jetë e nevojshme të negociohen kompensimet e atyre infermiereve që kujdestarojnë.
KËRKESA PËR NDRYSHIME NË SHËNDETËSI
Pacientët shpresojnë në ndryshime, jo vetëm në pjesën e trajtimit, por edhe të drejtat e tyre.
“Për të parë një ndryshim më të madh në shëndetësi, do të kemi nevojë për shumë vite dhe vetëm me bashkëpunimin do të mund që ndryshimet të jenë pozitiv. Ndryshe nga periudha e mëparshme, me këtë ministër të Shëndetësisë, kemi komunikim dhe dëgjim më të mirë. Gjërat po lëvizin. Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sëmundjet të rralla ishin inekzistente, por ne fund ndryshuan gjendjen dhe ne presim më shumë ndihmë në realizimin e të drejtave sociale për këtë grup të njerëzve. Duke filluar nga edukimi i punonjësve në qendrat sociale si dhe dhënia e listave të të sëmurëve, duke shtuar sigurimin, asistencën personale për personat me aftësi të kufizuar të përhershme dhe të rënda “, tha Vesna Aleksovska, kryetare e shoqatës ” Jeta me sfida “, për sëmundje të rralla. Ajo shpreson për ndryshime më të rëndësishme jo vetëm në pjesën e sëmundjeve të rralla, por në përgjithësi në të gjitha segmentet e shëndetësisë. Por ato gjithashtu kërkojnë më shumë para, edukim, komunikim ndërmjet punonjësve të shëndetësisë, institucioneve dhe shoqatave të pacientëve.
SHLYERJE BORXHESH NË VEND TË INVESTIMEVE
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se vetëm borxhet që ata trashëguan nga qeveria e mëparshme ishin në shumën prej 60 milionë eurosh.
“Në vend që të investonim këto para në cilësi, qeveria aktuale dhe ministria e shëndetësisë duhej të paguanin borxhet për të shpëtuar nga interesi që kërcënonte të rriste borxhin. Pajisjet e blera nga qeveria e mëparshme dhe menaxhmenti i mëparshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në shumicën e rasteve janë ende të paketuara me një periudhë garancie kaluese, pasi nuk ka vend për t’u akomoduar”, thotë ministri Filipçe.
Ekziston edhe një plan për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, por siç thotë ministri Filipçe, jo me çmime të larta siç është bërë deri më tani.
Hapat fillestarë për ndryshimet në kujdesin shëndetësor, janë një sinjal pozitiv, por jo shumë të mjaftueshëm. Kjo gjithsesi u reflektua në përmirësimin e gjendjes në spitale private që jo vetëm që mblodhën pjesën financiare, por gjithashtu tërhoqën një pjesë të konsiderueshme të stafit mjekësor kualitativ. Dhe kjo si pasojë e politikave të qeverisë së mëparshme që nënshkruan një kontratë për rimbursimin e fondeve përmes Fondit të Sigurimit Shëndetësor. (koha.mk)