Uashington, 2 dhjetor – Republikani Gabriel Sterling, menaxher për implementimin e sistemit votues në Xhorxhi, mbrëmë i është drejtuar presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, pse nuk i ka dënuar kërcënimet me dhunën kundër të punësuarve në procesin zgjedhor në shtet.
“Kjo duhet të ndërpritet”, deklaroi ai në brifingun e mbajtur mbrëmë në Kapitolin shtetëror në Atlantë.
“Prwsident, nuk i dënuat aksionet e tilla apo gjuhën e tillë”, tha ai, duke shtuar se zgjedhjet në SHBA janë “kurrizi i demokracisë, dhe të gjithë ju të cilët nuk thatë asnjë fjalë të malluar, merrni pjesë në krim”.
Trampi dhe bashkëpunëtorët e tij tashmë disa javë dërgojnë porosi për parregullsi të pretenduar të sistemit zgjedhor në Xhorxhi, me qëllim të rikahëzohet rezultati i cili, tani për tani jozyrtarisht, është në dobi të kundërkandidatit demokrat Xho Bajden.
Sterlingu paraprakisht zbuloi se ka marrë kërcënime për të dhe familjen e tij, dhe kërcënime të ngjashme ka marrë edhe eprori i tij, Bred Rafensperger, sekretar shtetëror i Xhorxhisë.