Uashington, 11 janar – Republikanët nga Dhoma përfaqësuese sot e bllokuan një rezolutë me të cilët ftohet nënpresidenti Majk Pens dhe anëtarët dhe të thirren në amendamentin e 25-të dhe ta heqin presidentin Tramp nga detyra.
Masa, e cila nuk e mori miratimin unanim, është një ultimatum e kryetares së Dhomës, Nensi Pelosi (Demokratë/ Kalifornia) para se ajo të paraqesë kërkesë për impiçment të presidentin, pas protestave të dhunshme të javës së kaluar në Kapitoll Hill.
Anëtarët e të dy partive thanë se presidenti i ka nxitur trazirat.
Pelosi tha se do ta paraqesë rezolutën në Dhomën përfaqësuese për votim nesër, nëse sot nuk merr mbështetje unanime.
Demokratët në parlament kërkuan marrëveshje që rezoluta të debatohet menjëherë, por republikanët e ndërprenë atë.
Dhoma përfaqësuese e SHBA-së sot publikoi tekst për impiçment të presidentit aktual, Donald Tramp, republikan, për shkak të siç theksuan – nxitje për revoltë, njoftoi Si-En-En.
“Donald Trump kreu një krim të rëndë duke nxitur qëllimisht dhunë kundër autoriteteve amerikane”, thuhet në dokumentin. Është vërejtur se si rezultat, “turma e nxitur nga presidenti Tramp për të cilin ai flet, hyn në Kapitoll në mënyrë të paligjshme, kryen vandalizëm, plagos dhe vret zyrtarë të zbatimit të ligjit, kërcënon anëtarët e Kongresit, nënpresidentin dhe zyrtarët në Kongres.