Tetëmbëdhjetë diplomatëve rusë të identifikuar si spiunë u janë dhënë 48 orë kohë për ta lëshuar Republikën Çeke, thonë autoritetet. Sipas Kryeministrit çek, agjencitë e inteligjencës Çeke paraqitën prova të përfshirjes së agjentëve të ushtrisë ruse në shpërthimin e një dyqani armësh në të cilin u vranë 2 persona. Republika Çeke si një shtet sovran duhet të reagojë ndaj kësaj.
“Zëvendëskryeministri Hamaçek u informua për një ngjarje të rëndë në lidhje me sigurinë e vendit tonë. Ne e kemi informuar Keryetarin Milosh Zinan për këtë, i cili ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në bazë të provave të qarta nga shërbimet tona të sigurisë. Duhet të them se ekziston një dyshim i arsyeshëm për përfshirjen e oficerëve rusë në shërbimin e sigurisë” – tha Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babish.
“Më vjen shumë keq që marrëdhënia Çeko-Ruse do të vuajnë për shkak të kësaj, megjithatë, siç tha Kryeministri, ne duhet të reagojmë. Unë pata një takim me ambasadorin rus në Republikën Çeke Aleksandër Zmejevskin dhe i thashë se si Ministër i Brendshëm kisha vendosur të deportoja të gjithë punonjësit e Ambasadës Ruse në Pragë të cilët ishin identifikuar qartë nga shërbimet tona sekrete si anëtarë të sherbimit sekret të Rusisë” – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme çeke, Jan Hamaçek.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Republika Çeke është në dijeni për pasojat të dëbimit të diplomatëve rusë. Në të njëjtën kohë, policia Çeke po kërkon dy burra që mbajnë pasaporta të ndryshme, përfshirë ato ruse.
Emrat ishin pseudonime të përdorura nga dy oficerë të inteligjencës ushtarake ruse të ciliët ishin të akuzuar nga prokurorët britanikë për përpjekjen për të vrarë spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia.
Megjithatë kryetari franez Makron ka thënë se është e nevojshme të përcaktohen vija të qarta të kuqë për Rusinë dhe se ai është I gatshëm të vendosë sanskione në rast të sjelljes së papranueshme nga Moska.
Perëndimi dhe Ukraina akuzojnë Rusinë për sjelljen e dhjetëra mijëra trupave në kufirin me Ukrainën dhe Krimesë, të cilat në vitin 2014 aneksuan luftimet në Ukrainën lindore.
Britania gjithashtu do të dërgojë një fergë nëndetëse në Detin e Zi në maj, në shenjë solidarizimi me Ukrainën dhe aleatët e NATO-s në rajon.