Dunjo, një emër shumë premtues për skenën shqiptare. Ai meret me muzikë për disa vite, jeton në Bari të Italisë ndërsa me origjinë është nga Kukësi i Shqipërisë. Reperi me emrin e vërtetë Maxhun Hysenaj së shpejti pritet të sjellë një mega projekt të ri e me të cilin sigurisht që do i bëj krenarë gjithë shqiptarët jo vetëm në Itali. 24 vjeçari tashmë i ka hyrë botës së muzikës dhe nga ai priten shumë risi.