Reparti i Kirurgjisë nga spitali i Tetovës demanton se ka pasur sulm

Tetovë, 9 shtator – Nga reparti i Kirurgjisë pranë Spitalit klinik të Tetovës demantojnë se ka ndodhur sulm nga ana e mjekut ndaj pacientit. Sipas pohimeve të tyre, nuk ka pasur sulm fizik.

“Ekipi i kujdestarisë e cila ka qenë në punë ditën kritike e demanton rastin. Të njëjtët verbalisht janë sulmuar nga pacienti dhe e njëjta është paraqitur në MPB. Mjekët kujdestar F.S, dhe Sh.F njëkohësisht kërkojnë falje publike nga raportuesi për shkak të prishjes së imazhit”, qëndron në demantin deri të gazetarët dërguar me porosi telefonike.

Policia e Tetovës sot e publikoi informacionin se më 08.09.2019 në ora 18:00 në SPB- Tetovë, V.S (67) nga Bërvenica ka lajmëruar se të njëjtën ditë në ora 17:30 derisa ka qenë në kontroll në Spitalin klinik në Tetovë është sulmuar fizikisht nga Sh.F, mjek në spital.