Renzi: Italia rrezikon recesionin në rast zgjedhjesh në vjeshtë

Italia rrezikon të zhysë në recesion në rast zgjedhjesh në vjeshtë, paralajmëroi sot ish-kryeministri, Matteo Renzi duke kërkuar formimin e një qeverie institucionale.

“Nëse votohet që prej fundit të tetorit, nuk jam i sigurt nëse PD (Partia Demokrate) do të marrë 25 % , por ajo që është e sigurt është që TVSH-ja do të rritet me 25%. Kjo do të ishte një katastrofë për vendin”, theksoi Renzi në një konferencë shtypi në Senat.

“Me një rritje të TVSH-së me 25% (nga 22% aktualisht), është e sigurt që Italia do të futet në recesion”, shtoi ai.